Kjo është zyra ku u betua Arta Vorpsi, noterja për Abc News: Pagoi tarifën, unë nuk e zëvendësoj dot Presidentin

schedule11:51 - 14 Nëntor, 2019

schedule 11:51 - 14 Nëntor, 2019

Arta Vorpsi u betua para noteres duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Betimi u bë sot tek noterja Miranda Xhemalçe.

Në një prononcim për gazetaren e ABC News, Esiona Konomi, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit, por se nuk mund të zëvendësojë institucionin e Presidentit të Republikës.

“Kam vlerësim maksimal për institucionin e Presidentit. Unë nuk mund ta zëvendësoj atë. Zonja Vorpsi ka kryer pagesën sipas tarifës zyrtare. Noterizova një dokument të nënshkruar jashtë zyrës sime”, shprehet noterja.

Noterja, Miranda Xhemalce

Arta Vorpsi u rendit e para në listën e KED dhe disa ditë më pas emri i saj u botua në Fletoren Zyrtare duke e bërë fakt të kryer emërimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila bëri të nistë konflikti me institucionin e Presidentit të Republikës.

Pas kësaj si edhe zgjedhjes së dy emrave për në Kushtetuese nga Kuvendi tre ditë më parë, Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Kushtetueses.

Kushtetuta parashikon se anëtaret e Gjykatës Kushtetuese duhet të betohen para Presidentit për të marrë detyrën.

Pas betimit të Vorpsit tek noterja, Presidenca reagoi duke theksuar se nuk mund të ndalonte askënd që të betohej qoftë tek noterja, qoftë edhe tek parukierja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!