Kjo është shtëpia mbresëlënëse e Harry dhe Meghan Markle në Windsor

schedule10:20 - 7 Tetor, 2022

schedule 10:20 - 7 Tetor, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë jetuar në SHBA me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Libbet, që nga vendimi i tyre për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore, por gjithashtu kanë një rezidencë në Mbretërinë e Bashkuar në Windsor, të cilën e marrin me qira nga mbreti Charles.

Shtëpia më parë përbëhej nga pesë rezidenca të veçanta, për ata që punonin në pasuri, por u shndërrua në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në vitin 2019 përpara se Princi Harry dhe Meghan Markle të vendoseshin aty.

Harry ia kishte dhënë atë kushërirës së tij, Princeshës Eugenie dhe bashkëshortit të saj Jack Brooksbank në të kaluarën , por së fundmi vajza e Princit Andrew u transferua. Princesha Eugenia kishte ndarë imazhet e shtëpisë në fjalë, jastëkë shumëngjyrësh dhe sende në të kuqe dhe blu ishin në hapësirë.

Një tjetër foto ndërkohë, tregonte bashkëshortin e Eugenia-s duke mbajtur fëmijën e tyre, Augustin, në një dhomë me një divan të rehatshëm.

Princi Harry dhe Meghan Markle u zhvendosën në shtëpi në prill të 2019-ës, pak para se të lindte djali i tyre Archie, por e kanë mbajtur pronën si bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar pas vendimit të tyre për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore dhe për t’u transferuar në Amerikë në vitin 2020./abcnews.al