Kjo është shenja e Horoskopit më e zakonshme në familjen mbretërore

schedule17:22 - 26 Prill, 2022

schedule 17:22 - 26 Prill, 2022

Çfarë kanë të përbashkët Mbretëresha Elizabeth, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe djali i Princit Harry, Archie? Përveç lidhjes së gjakut, ata ndajnë edhe të njëjtën shenjë. Sipas astrologjisë ekziston një shenjë specifike e cila gjendet kryesisht në familjet mbretërore dhe nuk është tjetër veçse Demi.

Datat flasin vetë: Mbretëresha Elizabeth ka ditëlindjen më 21 prill, mbesa e saj Princesha Charlotte më 2 maj, Princi Louis më 23 prill dhe Archie më 6 maj. Kjo shenjë e veçantë njihet për punën e palodhur, inteligjencën dhe besimin. Nëse keni parë qoftë edhe një episod të The Crown ose keni lexuar një libër për familjen mbretërore, tashmë e dini se sa më sipër vlen, të paktën për mbretëreshën Elizabeth. Ajo njihet edhe për dashurinë e saj ndaj vlerave dhe ritualeve tradicionale, të cilat i ndjek me besnikëri në 70 vitet e saj në fronin britanik, një shenjë e stabilitetit të karakterit të saj.

Dashuria e saj për objektet më të shtrenjta dhe elegante është edhe shembull tipik i Demit, të cilët shquhen për shijet e shtrenjta dhe prirjen drejt kohërave të mira. Një vështrim në pamjen gjithmonë elegante dhe njëngjyrëshe të mbretëreshës, dëshmon se Elizabeta është një përfaqësuese autentike e shenjës së Demit.

Cilat shenja të tjera janë mjaft të zakonshme në familjen mbretërore

Edhe pse asnjë shenjë tjetër nuk është aq e zakonshme sa Demi në familjen mbretërore, ka disa që gjenden mjaft shpesh. Princi William, Camilla dhe Princi George janë të gjithë Gaforre, që do të thotë se ata janë shumë emocionalë dhe të ndjeshëm, megjithëse përpiqen të duken të ashpër dhe të ngurtë. Princesha Diana ishte gjithashtu Gaforre. Dukesha e Kembrixhit, Kate dhe Princesha Anne janë Bricjap, gjë që justifikon punën e tyre të palodhur dhe karakterin me këmbë në tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!