Kjo është rutina e përsosur e mëngjesit për performancën maksimale të trurit, sipas 2 neuroshkencëtarëve

schedule08:23 - 11 Maj, 2023

schedule 08:23 - 11 Maj, 2023

Ata janë përfshirë në funksionin e trurit prej vitesh, duke studiuar saktësisht se si ushqimet, zakonet dhe historia familjare ndikojnë në shëndetin e trurit. Bëhet fjalë për Dr. Willeumier dhe Dr. Porter , dy neuroshkencëtarë që e dinë ndoshta më mirë se kushdo se çfarë të bëni dhe çfarë të mos bëni nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj mendor.

Sipas ekspertëve, gjithçka fillon me gjumin dhe rutinën e mëngjesit. Kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit, janë 3 zakone shumë të thjeshta që ia vlen të ndiqni për të ndihmuar pak më shumë trurin tonë:

Mos u zgjoni papritur.

Idealja është të zgjoheni pa një orë alarmi dhe me rrezet e diellit. Megjithatë, kjo nuk ndodh në shumicën e rasteve. Njerëzit modernë zgjedhin të zgjohen me një orë alarmi dhe madje edhe me tinguj të fortë e të bezdisshëm. Megjithatë, kjo nuk ndihmon as trurin dhe as shëndetin mendor. Është e rëndësishme të zgjohemi pa probleme, kështu që edhe nëse zgjohemi me alarm, është më mirë të zgjedhim tinguj më të qetë dhe relaksues.

Mos e bombardoni trurin tuaj me lajme që në momentin e parë.

Nëse nuk e keni hequr tashmë zakonin e kontrollit të celularit sapo të zgjoheni, atëherë është koha ta bëni. E njëjta gjë vlen edhe për televizionin. Bombardimi i mendjes, me lajme që në momentin e parë, mund t’ju shkaktojë vetëm stres dhe ankth. Në vend të kësaj, përqendrohuni te vetja dhe nevojat tuaja.

Ushqyesit janë thelbësorë për funksionimin e duhur të trurit.

Pa ushqimet e duhura, truri nuk mund të përballojë siç duhet nevojat moderne, duke bërë që ne të ndihemi të rraskapitur mendërisht dhe fizikisht. “Mikroorganizmat në zorrën tonë çlirojnë neurotransmetues (serotonin, dopamin, γ-aminobutirat, etj.), vitamina, hormone dhe molekula të tjera që mund të lidhen me humorin, sjelljen dhe funksionin mendor”, thekson Dr. Willeumier. Mjafton të thuhet se 95% e serotoninës, një neurotransmetues thelbësor për rregullimin e oreksit, tretjes dhe gjumit prodhohet në zorrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!