Ata që po mendojnë të bëjnë një tatuazh bëjnë një pyetje për ata që e kanë tashmë: “Ku dhemb më shumë?”.
Përgjigjet i ka dhënë i riu Soren Lorenson, i cili shprehet se është i varur nga tatuazhet dhe rendit më shumë se 200 dizajne në pjesë të ndryshme të trupit.
Punonjësi i picerisë në Florida, Soren Lorenson ka dhënë një intervistë për American Sun dhe ka folur për fiksimin e tij me tatuazhet.
Të parin e ka bërë në moshën 18-vjeçare në kërthizë, pasi sipas asaj që ka pohuar i kanë thënë se kjo është pika ku dhemb më shumë.
Një vit më vonë ai bëri dizajnin e dytë në trupin e tij dhe që atëherë ai viziton pothuajse çdo javë artistin e tatuazheve që ka zgjedhur për të bërë një të ri.
Soren Lorenson ka pohuar se tatuazhi që ka bërë në pjesën e bardhë të syrit ka qenë pa dhimbje, duke theksuar se tatuazhet më të dhimbshme janë ato në stomak, brinjë dhe përgjatë nofullës, pasi është direkt në kockë./abcnews.al