Kjo është një mënyrë për të luftuar aneminë

schedule12:11 - 27 Tetor, 2021

schedule 12:11 - 27 Tetor, 2021

Një studim i ri tregon se konsumi i rregullt i melit mund të përmirësojë nivelet e hemoglobinës dhe ferritinës për të reduktuar mungesën e hekurit (aneminë). Studimi arriti në përfundimin se meli mund të sigurojë të gjithë ose shumicën e sasisë së hekurit që një person mesatar ka nevojë çdo ditë.

Studiuesit zbuluan se meli rriti nivelet e hemoglobinës me rreth 13.2%. Ferritina e serumit, një proteinë që përmban hekur në gjak që është një tregues klinik i mungesës së hekurit, u rrit me një mesatare prej 54.7%.

Studimet në analizë përfshinin pothuajse 1000 fëmijë, adoleshentë dhe të rritur dhe gjashtë lloje të ndryshme meli. “Hulumtimet tregojnë qartë se meli mund të luajë një rol premtues në parandalimin dhe reduktimin e niveleve të larta të anemisë me mungesë hekuri.” u shpreh Dr. S Anitha, autori kryesor i studimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!