Kjo është mënyra më e mirë për të përmirësuar gjendjen tonë shpirtërore

schedule08:52 - 15 Qershor, 2021

schedule 08:52 - 15 Qershor, 2021

Përmirësimi i mikrobiomës së zorrës mund të ndihmojë në kontrollimin më të mirë të stresit, sipas hulumtimit shkencor të botuar në Psikiatrinë e Përgjithshme.

Por si mund të bëhet kjo? Cili është roli i probiotikëve nga njëra anë dhe cili është roli i një diete të ekuilibruar në rritjen e mikrobiomës së zorrëve? Shkencëtarët pretendojnë se ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve si pjesë e një diete të ekuilibruar duket se është ndërhyrja më efektive për të rritur popullatën e baktereve “të mira” të zorrës.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Shanghai Jiao Tong studiuan 21 studime dhe ekzaminuan gjithsej 1,503 njerëz.

Rreth dy të tretat e tyre kishin zgjedhur probiotikë si ndërhyrje dietike, ndërsa në shtatë prej tyre ata zgjodhën metoda jo-probiotike siç është rregullimi i duhur i dietës së tyre ditore. Probiotikët gjenden në ushqime të tilla si kefir, kos dhe turshi dhe gjithashtu jepen në suplemente.

Më shumë se gjysma e studimeve treguan se rregullimi i mikrobiomës së zorrëve kishte një efekt pozitiv në simptomat e ankthit të pjesëmarrësve.

Nga 14 studime në të cilat pjesëmarrësit morën probiotikë në suplemente, një e treta zbuloi se ishin të efektshëm në uljen e simptomave të ankthit.

Nga ana tjetër, në gjashtë nga shtatë studimet ku pjesëmarrësit nuk morën përsëri probiotikë, kishte një përmirësim të humorit të tyre, një shkallë e lartë e efikasitetit prej 86%.

Në disa nga 21 studimet, pjesëmarrësit vazhduan të merrnin ilaçe anksiolitike. Por përmirësimet në simptomat e ankthit të pjesëmarrësve u vunë re vetëm në studime ku nuk u morën suplemente probiotike.

Studiuesit besojnë se ndërhyrjet dietike për të përmirësuar bakteret e zorrëve pa probiotikë janë më efektive në ekuilibrimin e mikrobiomës së zorrëve.

“Ekzistojnë dy lloje të ndërhyrjeve (probiotike dhe jo-probiotike) për rregullimin e mikrobiomës së zorrëve. “Duhet theksuar se ndërhyrjet jo-probiotike ishin më efektive se sa probiotikët.”

Autorët identifikuan disa kufizime të tilla si ndryshimet në modelin e secilit studim, pjesëmarrësit, ndërhyrjet dhe matjet.

Por ata deklaruan se cilësia e studimeve ishte e lartë dhe sugjeruan rregullimin e mikrobiomës si një metodë për trajtimin e simptomave të ankthit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!