“Kjo është kriza e keq qeverisjes të Ramës”, Basha thirrje qytetarëve: Bollëk për hajdutët e KESH e OSHEE

schedule13:54 - 8 Tetor, 2021

schedule 13:54 - 8 Tetor, 2021

Pasi, më herët Kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën energjitike dhe tha se plani për përballimin e krizës energjitike do të bëhet publik nesër, një reagim ka ardhur nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Sipas kreut të PD-së, kjo nuk është një krizë energjitike por një krizë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit që po bën qeveria e kryeministrit Edi Rama.

““Secili që posedon zgjuarsinë e shqiptarit mos u gënjeni kjo është kriza e korrupsionit, babëzisë dhe keqmenaxhimit të kësaj qeverisë. Është problem i të gjithëve. Mos e lejoni të gënjejë dhe të luaj me taksat tuaj. Me bukën e fëmijëve se me rritjen që paralajmëron këtë situatë do ta përdorë për të mbushur gropat që ai ka hapur në buxhet me PPP, koncesione e korrupsion” tha Basha.

Mes të tjerash, kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar se për sa i përket blerjes së çmimi Shqipëria e ka marrë trefish më të shtrenjtë. Sipas tij është një diferencë me afro 10 milion euro në çmimin që Shqipëria ka blerë energji në krahasim me bursën ndërkombëtare të energjisë.

“Në tre tender në furnizimin e tregut të lirë. Çmimi i blerjes është shumë më i lartë se çmimi i bursës së energjisë diferenca është afro 10 mln euro. Nuk ka thatësira por ka një bollëk për Ramën e hajdutët e KESH e OSHE, 10 milion euro. Duheshin 29 milion por ja paguar 39 mln euro. Nuk duhej blerë ajo energji nëse nuk duhej të ishte shitur. Por pyetja është se ku shkojnë këto para. Përgjigja që vjen është se këto para shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ulëtit e më lart. Një shtet që konsiderohet më i korruptuari në Ballkan. Rama e shiti energjinë e shqiptarëve këtë verë me një të tretën që po e blen sot. Ju varfëroheni e një grup pasurohen.”

“Taksat tuaja i çojnë në parajsa fiskale siç ka nisur publikimi në letrat e Pandorës. Punojnë fiktivisht militantë e patronazhistë. Janë milion euro përmes taksave që paguani edhe ku blini bukë e ujë.” tha Basha. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!