Ekziston një sekret kundër plakjes që ndoshta as nuk e keni menduar dhe nuk kushton një pasuri.
Nëse dyshoni se do të themi ujë, sigurisht që ndihmon, ashtu si dieta. Megjithatë, sipas hulumtimeve, ajo që vërtet ju ndihmon të qëndroni të rinj është stërvitja. E keni kuptuar drejt, ushtrimet fizike ndihmojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe organizmit.
Sipas studiuesve, ushtrimet sistematike në jetën tonë të përditshme mund të vonojnë edhe plakjen e lëkurës. Humbja e masës muskulore, duket se përveç efektit të kohës, vjen edhe nga pasiviteti. Përveç kësaj, metabolizmi përmirësohet, si dhe shëndeti juaj i përgjithshëm.
ÇFARË DUHET TË BËNI?
Mos mendoni se mënyra se si ushtroni, apo edhe koha, ka kaq shumë rëndësi. Duhen vetëm 10 minuta për të ushtruar në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe përkeqësimin e trupit. Përveç kësaj, mos harroni se ecja, noti dhe çiklizmi konsiderohen gjithashtu ushtrime. Ekspertët theksojnë se gjëja më e rëndësishme është qëndrueshmëria. Kjo do të thotë, përpiquni të jeni në lëvizje çdo ditë.
Prandaj, përveç kremrave dhe takimeve me dermatologun, përfshini në rutinën tuaj të përditshme ushtrimet. Në këtë mënyrë, do ta shihni vërtet ndryshimin dhe në fakt, mund ta bëni vetë dhe pa asnjë kosto./abcnews.al