Miley Cyrus është një nga këngëtaret më të përfolura, kur bëhet fjalë për skandalet.
Mirëpo, së fundmi, 28-vjeccarja ka zbuluar në “Jimmy Kimmel Live!” disa “sekrete” rreth jetës së saj private.
Gjatë një loje, ndër të tjera ajo tregoi numrin e tatuazheve që ka në trup. Kur luante një lojë me një fans, Miley u pyet se sa tatuazhe mban në trup. Fansi mendoi gabimisht duke thënë 27, para se Cyrus të theksonte se: “Nuk kam ide”.
“Si ne e dimë këtë dhe ju nuk e dini?”, pyeti Kimmel. “Sepse ju, me siguri, jeni shumë më koherentë kur unë jam duke bërë këto tatuazhe sesa unë”, shpjegoi këngëtarja. Ndërkohë moderatori zbuloi se Cyrus ka 74 tatuazhe në trupin e saj, duke e lënë artisten amerikane të befasuar.
“Hëh?”, tha ajo.
Kujtojmë që Miley momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Plastic Hearts”, në mesin e të cilit është edhe një bashkëpunim me yllin shqiptar, Dua Lipa. l.k/abcnews.al