Kjo është e vetmja autostradë kombëtare transparente në planet

schedule09:00 - 22 Shkurt, 2023

schedule 09:00 - 22 Shkurt, 2023

Liqeni më i thellë dhe më i vjetër në botë është gjithashtu i vetmi që pret në sipërfaqen e tij të ngrirë një rrugë me dy korsi në çdo drejtim dhe një gjatësi prej 12 kilometrash.

Një rrugë, e cila po ndërtohet në sipërfaqen e liqenit më të thellë dhe më të vjetër në planet, është vënë në dispozicion të publikut dhe drejtuesve më të rrezikshëm.

Bëhet fjalë për liqenin e Baikalit, sipërfaqja e ngrirë e të cilit pret të vetmen “autostradë” në planet. Rruga e ngrirë u hap sërish këtë vit për drejtuesit e mjeteve, të cilët tashmë mund të përshkojnë një distancë prej 12 kilometrash mbi ujin e ngrirë, duke përfunduar për rreth 20 minuta në ishullin Olkhon të liqenit.

Ky i fundit ka një popullsi prej gati 1700 banorësh dhe mund të mos jetë një destinacion popullor, por fakti që lidhet me kontinentin jugor të Siberisë me anë të një rruge prej akulli gjatë dimrit e bën atë një magnet për shoferët më aventurierë në botë.

Koha më e sigurt për të udhëtuar në rrugën transparente të Baikal është nga fillimi i shkurtit deri në mars. Natyrisht, nuk mjafton ngrirja e sipërfaqes së liqenit, pasi që kalimi i automjeteve të jetë i sigurt, trashësia e akullit duhet të kalojë 80 cm.

Kjo është gjithashtu arsyeja pse kjo rrugë e veçantë është e përkohshme dhe në thelb “zhduket” pasi temperatura rritet dhe trashësia e akullit në sipërfaqen e liqenit Baikal, i njohur gjithashtu si syri blu i Siberisë, zvogëlohet në nivele që nuk mund të mbajë më lëvizjen e automjeteve.

Për arsye sigurie, autoritetet ruse kanë instaluar edhe kamera për të monitoruar gjendjen e akullit në kohë reale dhe, nëse është e nevojshme, ndërhyjnë menjëherë ose duke ndaluar trafikun ose duke bërë devijime.

Së fundi, vlen të theksohet se e vetmja autostradë transparente në planet nuk i hap portat çdo vit përveç atyre viteve kur akulli në sipërfaqen e Baikal ka arritur nivelet e dëshiruara dhe nuk shfaq çarje të rrezikshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!