Kjo është e ftuara më e vrazhdë në Oscar 2023

schedule14:54 - 13 Mars, 2023

schedule 14:54 - 13 Mars, 2023

Këngëtarja dhe kantautorja 27-vjeçare, e cila ka bashkë-shkruar këngën e Rihanna-s të nominuar për Oscar “Lift Me Up” për filmin “Black Panther: Wakanda Forever”, u bë virale në mediat sociale falë zgjedhjes së saj të çuditshme të veshjes për Oscars.

Artistja zgjodhi një fustan të bardhë me një bisht të gjatë dhe një tyl të madh të mbështjellë rreth kokës së saj. Pamja e saj mund të ketë qenë mbresëlënëse, por siç shihet nga fotot e publikuara në rrjetet sociale ku shihet e ulur në publik me këtë kombinim të ekzagjeruar, askush pas saj nuk duhej të kishte parë asgjë.

Pamja e saj u bë virale në Twitter të mbushur me meme: “Çfarë shohin njerëzit e ulur pas Tems?” ka shkruar dikush duke postuar pranë fotos së saj një tjetër me perde të bardhë.

“Unë e di se kushdo që qëndron pas Tems është i tërbuar”, shtoi një tjetër me një shkrim tjetër: “Imagjinoni të fitoni një ftesë për Oscars dhe të zbuloni se vendi juaj është pas Tems”.

“Çfarë dreqin ka veshur Tems?”, dikush tjetër bëri shaka. “Ajo bllokon shikimin e të gjithëve”. “Nuk mund të mos qesh sepse sa herë që shoh Tems, e di që njerëzit pas saj janë të tërbuar”, thuhet në një tjetër postim në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!