Kjo është arsyeja pse gatuajmë më shumë në 180 gradë

schedule10:38 - 13 Tetor, 2022

schedule 10:38 - 13 Tetor, 2022

Nëse dikush ka vëzhguar shumicën e recetave ose ka përvojë në gatim, do ta dijë se temperatura më e zakonshme e rekomanduar është 180 gradë Celsius. Dhe kjo vlen nëse flasim për byrekë, ëmbëlsira etj. A keni menduar ndonjëherë pse çdo gjë ka nevojë për të njëjtën temperaturë? Ka një arsye shkencore.

Ky është i ashtuquajturi reagimi Maillard ( reaksion kimik midis aminoacideve dhe sheqernave që i jep ushqimit të skuqur aromën e tij të veçantë) i quajtur sipas farmacistit francez, Louis Camille Maillard.

Siç zbulon libri The Royal Society of Chemistry, “pa kiminë e Maillard-it nuk do të kishim bukë të errët ose gjeldeti të artë, ëmbëlsirat dhe pastat tona do të ishin të zbehta”. Në thelb ky reagim është përgjegjës për ngjyrën kafe të proteinave dhe sheqernave, e cila ndodh në rreth 180 gradë.

Dhe meqenëse furrat e dikurshme nuk kishin as matës të saktë të temperaturës, 180 është në fakt një temperaturë mesatare. E sigurt është se disa receta kërkojnë një temperaturë më të ulët ose më të lartë për një rezultat më të mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!