Kjo është arsyeja pse duhet të vendosni një copë sapuni nën çarçafë para se të flini

schedule03:00 - 11 Korrik, 2022

schedule 03:00 - 11 Korrik, 2022

Nëse keni probleme për të fjetur, pavarësisht se sa shumë rrotulloheni në shtrat, mund të jetë për shkak se vuani nga sindroma e këmbëve të shqetësuara. Sipas klinikës Mayo, çdo vit, më shumë se 3 milionë njerëz në botë diagnostikohen me këtë sindromë, për të cilën ende nuk është gjetur një kurë.

Sindroma e këmbëve të shqetësuara (RLS) është një gjendje e çuditshme e karakterizuar si një çrregullim neurologjik i gjumit. Personat kanë një një nevojë e pavullnetshme për të lëvizur këmbët. Shpesh vuajnë nga ngërçet dhe preken koka, krahët dhe pjesë të tjera të trupit.

Sindroma shkaktohet nga shqetësime në sistemin nervor, ndërsa simptomat shfaqen kryesisht gjatë natës kur shtriheni në shtrat, duke shqetësuar gjumin. Njerëzit me sindromë zakonisht raportojnë simptoma si ndjesi shpimi gjilpërash, djegie, dhimbje, tërheqje ose edhe diçka që zvarritet nën lëkurë.

Megjithëse nuk ka një kurë zyrtare për sindromën, megjithatë ka mënyra natyrale që shumë besojnë se janë efektive. Ajo që nevojitet është një sapun pa aromë, që vendoset midis çarçafëve. Disa preferojnë ta vendosin sapunin brenda një çorape të pastër për të shmangur ndotjen e çarçafëve.

Sapuni duhet të ndërrohet në intervale të rregullta, pasi kur thahet humbet efektivitetin e tij. Siç u përmend, nuk ka kërkime shkencore apo studime që shpjegojnë efektin e sapunit por sipas shumë përdoruesve, pas këtij truku gjumi i tyre u përmirësua ndjeshëm dhe simptomat e tyre u zhdukën ose u ulën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!