Nuk është ftohtë, gjithmonë ka mot për dy, dhe dhjetori i këtij viti është shumë premtues. Mund të duket sikur nga fundi i nëntorit, kur kemi hyrë në sezonin e Shigjetarit, jeta jonë e dashurisë mund të presë, pasi ne kemi prioritete të tjera, por gjërat pritet të ndryshojnë dukshëm.
Nëse mendoni se do t’i kaloni pushimet me macen tuaj, një gotë verë dhe lot sepse as viti 2024 nuk do t’ju gjejë në shoqërinë e dashurisë, ndaloni çfarëdo që të bëni. Dhe kjo sepse, ndërsa i afrohemi 9 dhjetorit 2023, çdo shenjë do të jetë në një humor jashtëzakonisht romantik, duke i dhënë fund (përkohësisht) gjithë asaj vetmie.
Kështu më 9 dhjetor, Venusi në Akrep do të kundërshtojë Jupiterin retrograd në Demi, duke intensifikuar dëshirën e çdo shenje për kënaqësi më të madhe dhe lidhje me të tjerët.
Po, Afërdita nuk është më e sjellshme, ajo është plot pasion. Po, Akrepi është i kujdesshëm, i organizuar, i studiuar. Jo, gjërat nuk do të shkojnë keq. Në fakt, ky kontrast do të rrisë dëshirën për intimitet në marrëdhëniet tuaja, pas një periudhe të mbushur me hezitim./abcnews.al