Kjo deklaratë e Nicki Minaj shkaktoi debat saqë solli dhe reagimin e Shtëpisë së Bardhë

schedule12:26 - 16 Shtator, 2021

schedule 12:26 - 16 Shtator, 2021

Një deklaratë e Nicki Minaj lidhur me vaksinën ka shkaktuar debat të gjerë aq sa pati dhe një reagim nga Shtëpia e Bardhë. Reperja vuri në dyshim efikasitetin e vaksinës duke thënë se mund të shkaktojë impotencë. “Kushëriri im nuk e bën vaksinën pasi miku i tij e mori dhe u bë impotent”, tha mes të tjerash reperja.

Ajo  ka marrë një ftesë nga ekspertët për të diskutuar në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, të cilën e ka pranuar. “Ashtu si me të tjerët, ne ofruam një telefonatë me Nicki Minaj dhe një nga mjekët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që  ka në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, tha një zyrtar.

 

Dhe Dr, Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA hodhi poshtë postimin viral të reperes duke thënë se vaksina nuk shkakton probleme të tilla. Ai shtoi se një “tweet” në dukje i pafajshëm mund të shkaktojë dëm të madh.

“Përgjigja është jo. Nuk ka dëshmi se kjo po ndodh – kështu që përgjigjja e pyetjes është jo. Ajo duhet të mendojë dy herë para se të përhapë informacione që nuk kanë asnjë bazë dhe shkenca nuk ka asnjë lidhje me të.“, tha Fauci. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!