Kjo bimë mund të jetë “arma” kundër kancerit të prostatës

schedule11:58 - 29 Shtator, 2021

schedule 11:58 - 29 Shtator, 2021

Një studim i ri ofron zhvillime të rëndësishme për trajtimin e kancerit të prostatës, forma e dytë kryesore e kancerit dhe e gjashta më vdekjeprurëse në botë. Sipas një studimi të botuar në “Frontiers in Oncology”, një përbërës i gjetur në orkide mund të luftojë sëmundjen.

Përbërësi erianin i gjetur në Dendrobium chrysotoxum, ka veti anti-kanceroze si në fazat e hershme ashtu edhe në ato të përparuara të sëmundjes. Sipas Institutit të Laboratorit të Biologjisë së Lipideve dhe Qelizave, erianina synon androgjene të tilla si testosteroni, të cilat janë “karburanti” për zhvillimin e kancerit të prostatës.

Drejtori i institutit, Yanfei (Jacob) Qi tha: “Terapia e reduktimit të androgjenit, terapia hormonale, synon t’i zvogëlojë ato në mënyrë që të ngadalësojë përparimin e sëmundjes në kancer të prostatës rezistent ndaj hormoneve. Deri në 20% të pacientëve me kancer që marrin këtë trajtim shkojnë në fazën e avancuar brenda pesë viteve ”. /abcnews.al