Kjaer: Rinovimi afër? Jo, por jam i lumtur në Milano

schedule16:53 - 6 Tetor, 2021

schedule 16:53 - 6 Tetor, 2021

Ai është bërë një nga pikat e forta të Milanit të Piolit, por përfundimi i kontratës në qershor 2022 detyron bordin sportiv të Rossinerëve të lëvizin paraprakisht për të shmangur përsëritjen e disa situatave të pakëndshme të së kaluarës së afërt.

Simon Kjaer ka folur për pensionimin me kombëtaren e Danimarkës si edhe për të ardhmen e tij me klubin: “A jam me afër rinovimit me Milanin? Jo, por jam akama jashtëzakonisht i lumtur që luaj me “kuqezinjtë”.

Mbrojtësi më pas shtoi: “Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk përqëndrohem në këtë aspect. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano. Klubi e di mendimin dhe pozicionin tim në këtë drejtim dhe kur të dëshirojë të zgjidhë këtë çështje ata e dinë se mund të telefonojnë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!