Kitara e John Lennon u shit në ankand për 2.67 milionë euro

schedule15:31 - 30 Maj, 2024

schedule 15:31 - 30 Maj, 2024

Kitara e anëtarit të “Beatles” John Lennon u shit në një ankand telefonik në Nju Jork për një vlerë rekord prej 2.67 milionë euro, duke e bërë atë instrumentin më të shtrenjtë të grupit të shitur ndonjëherë në ankand.

Shitja e mëparshme rekorde u vendos nga kitara akustike e Lennon, e cila u shit për 2.21 milionë euro në një ankand në Kaliforni në vitin 2015, raporton BBC.

Kitara e Lennon, që kishte humbur për më shumë se 50 vjet, u shit në një ankand telefonik në “Hard Rock Cafe” në Nju Jork të mërkurën.

Lennon luajti atë kitarë me 12 tela gjatë regjistrimit të albumit “Help!” nga viti 1965, dhe u gjet në papafingo të një shtëpie në Britaninë e Madhe kur pronarët po përgatiteshin të shpërnguleshin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!