Kishte vrarë gruan e tij, ekzekutohet i dënuari me vdekje

schedule14:24 - 17 Janar, 2020

schedule 14:24 - 17 Janar, 2020

Ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje për të këtë vit është kryer në Teksas. 64-vjeçari Xhon Gardner, në vitin 2005 kishte vrarë bashkëshorten e tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Ka ndodhur në Teksas, shteti amerikan ku janë ekzekutuar numri më i madh i dënimeve me vdekje, ekzekutimi i parë i këtij viti.

I dënuari ishte 64 vjeçari  John Gardner, i cili vrau bashkëshorten e tij në vitin 2005. Ai u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës, dhe para se të vdiste, i kërkoi falje familjarëve të gruas e cila quhej Tammy Gardner.

Mediat amerikane raportojnë se çifti po divorcohej në momentin kur ai u fut në shtëpinë e gruas, dhe e qëlloi në kokë teksa ajo ndodhej në shtrat e sëmurë.

Duke kërkuar falje për dhimbjen e shkaktuar ai iu drejtua familjarëve të cilëve iu tha se shpresonte të gjenin sado pak paqe nga fjalët e tij. Në sallë ndodheshin dhe dy fëmijët e gruas, të cilëve ai iu tha se shpresonte që një ditë të mund ta falnin.

Në shtetin e Teksas këtë vit janë parashikuar dhe shtatë ekzekutime të tjera të dënimit me vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!