Kishte vetëm një ditë që kishte mbushur moshën, 12 vjeçari italian nuk lejohet të hipë në avion

schedule08:53 - 16 Janar, 2022

schedule 08:53 - 16 Janar, 2022

Autoritetet italiane kanë kthyer mbrapsht një 12 vjeçar në aeroport pasi nuk kishte green pass. Mediat vendase raportojnë se adoleshenti kishte kaluar vetëm një ditë që kishte mbushur 12 vjeç por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga autoritetet, ato kanë zbatuar vendimin e qeverisë se në avion lejohen të gjithë të vaksinuarit mbi 12 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Sicili, ku djali priste që të kthehej tek e  ëma në Milano pas disa ditësh me babain e tij, një 46-vjeçar nga Noto, në Sirakuzë. Ka qenë ky i fundit që ka treguar se çfarë ka ndodhur me djalin e tij.

Babai i djalit thekson se i biri me 9 janar ka bërë 12 vjeç dhe me 10 kishte biletën e kthimit për tek nëna e tij, por që nuk ka arritur të kalojë pa green pass që kishte hyrë në fuqi atë ditë dhe nuk lejonte nëse je 12 vjeç dhe i pavaksinuar.

“Nga 3 deri më 9 janar djali im ishte në Siçili me mua. Më 9 ai mbushi 12 vjeç dhe të nesërmen ishte planifikuar të kthehej në Milano. Kur mbërritëm në aeroport më 10 janar, unë tregoi dokumentet dhe rezultatin negativ të tamponit molekular, por punonjësi i Sac-it (shoqëria administruese e aeroportit) më tha që nuk mund të hipte. Unë theksova se tamponi ishte negativ, se fëmija duhej të kthehem në shkollë, por mbi të gjitha ka një dënim të gjyqtarit që përcakton ditët në të cilat djali im mund të qëndrojë me mua dhe që unë nuk mund ta shkel për të mos pasur pasoja penale”, ka thënë ai.

Ndërkohë 12 vjeçari është vaksinuar dhe i duhet që të presë dy javë për të mësuar vendimin e autoriteteve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!