Një 23-vjeçare nga Australia, ka vështirësi të orientohet, kur i thuhet në të majtë apo në të djathtë. Por mesa duket ajo ka gjetur një mënyrë për të zgjidhur këtë problem.
Australiania D’Kodia Laine ka vendosur të bëjë tatuazh shkronjat R (right – djathtas) dhe L (left – majtas) në duart e saj.
Vajza u shpreh se shokët dhe shoqet e saj janë habitur nga tatuazhet, pasi kur ajo ua kishte shpjeguar idenë, mendonin se po bënte shaka.
“Ideja më lindi gjatë një loje, kur mua më caktuan udhëheqëse të grupit. Pasi ua ngatërrova rrugën anëtarëve të grupit, pasi nuk e kam të qartë se nga është djathtas dhe nga majtas, dikush më shkroi në dorë shkronjat dhe unë u binda që duhet t’i bëja tatuazh ato shkronja”, tha ajo./abcnews.al