Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje droge, pranga 51-vjeçarit në Lushnjë

schedule12:00 - 7 Shtator, 2024

schedule 12:00 - 7 Shtator, 2024

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Lushnjës.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 2 celularë.

“Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së dograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!