Policia e Fierit ka goditur një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga ka rënë një 30 vjeçar pasi e kishte përshtatur lokalin për këtë veprimtari të kundëligjshme.
Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, policia kapi në flagrancë të riun si edhe sekuestroi 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.
30 vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /abcnews.al