Kishte organizuar ceremoni martesore disa herë, gjobë dhe mbyllje aktiviteti pronarit të lokalit

schedule10:34 - 27 Gusht, 2020

schedule 10:34 - 27 Gusht, 2020

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka ndëshkuar me masë administrative, gjobë prej 1 milion lekësh, dhe ka mbyllur biznesin e një pronari lokali për 6 muaj, pasi në kundërshtim me aktin normativ për rregullat në kuadër të pandemisë, kishte organizuar ceremoni martese disa herë në subjektin e tij.

Gjithashtu policia ka njoftuar se është ndaluar një person tjetër, i cili ishte shpallur në kërkim, dhe një 29 vjeçar nga Shoshaj i Burrelit pasi ka plagosur me mjet prerës një 34-vjeçar.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me  masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Ndalohet një 30-të vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar si dhe  shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën  penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit  E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!