Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik pasi Albert Krasniqi u vra me armë gjahu nga i ati i tij, Skënder Krasniqi. Alberti nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi pesë vite më parë plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri Noizy-n.
Ndërkohë, njihej gjithashtu dhe për miqësinë me personazhe të famshëm, të cilën kanë shprehur keqardhjen për ngjarjen e rëndë. Reperi Getinjo ka publikuar një foto me të ndjerin, krahas së cilës ka shkruar: “Zoti ju forcoftë familja Krasniqi. Shpirti në paqe Albert!”.
LEXO EDHE: E vrau babai, miqësia me VIP-at dhe jeta e luksit e Albert Krasniqit
LEXO EDHE: “Nuk më besohet që shkove”, reperi i njohur dedikim prekës për biznesmenin që u vra nga i ati
Golg Ag ka ndarë gjithashtu një foto me Albertin. Trim Jetullahu ka reaguar gjithashtu i prekur nga kjo ngjarje, i cili krahas fotos që ka publikuar shkruan: “Nuk kam fjalë. U prehsh në paqe shoku jonë Albert. Do të kujtojmë gjithmonë”. /abcnews.al