“Kishte mbledhur shumë informacion”, dënimi i Tahirit, Artan Hoxha: Çfarë e prishi marrëveshjen

schedule22:00 - 12 Shkurt, 2022

schedule 22:00 - 12 Shkurt, 2022

Nga emisioni Vetting: 

Më 12 Maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykatës arrestimin e Saimir Tahirit me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal dhe veprimeve të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Liljana Baku që pranoi pjesërisht kërkesën duke caktuar masën arrest shtëpie. Më 18 maj 2018, Apeli i krimeve të rënda hoqi masën e arrestit shtëpiak dhe Tahiri do të hetohej në gjendje të lirë.

Me gjuhën që dikur kishte përdorur Rama me kundërshtarë, Tahiri dha sinjale në media përmes disa mesazheve që media dhe publiku i konsideroi kërcënim ndaj drejtuesve të mazhorancës.

Rama do ti përgjigjej në një prej daljeve publike duke theksuar fort se kurrë nuk kishte marrë favore në këmbim të mbështetjes së pakursyer për Saimir Tahirin.

Mesa dukej, rrugët e Tahirit dhe Ramës ishin ndarë dhe gjithaq, Tahiri do të kishte një tjetër rrugë me atë të miqve e bashkëpunëtorëve në Partinë Socialiste. Shumë prej tyre ndoshta u lënduan për fatin e ministrit të suksesshëm por siç do të deklaronte Tahiri, shumë prej tyre ishin gëzuar.

Por cilët ishin këta emra për të cilët fliste ministri i shkarkuar? Çfarë e bënte kaq të sigurt për miqtë dhe armiqtë Saimir Tahirin?

“Sigurisht që vendim për Tahirin deri tani është trofeu me i rëndësishëm që ka reforma në drejtësi. Pra Tahiri është zyrtari më i lartë i dënuar edhe pse u dënua më një vendim që është bërë nga Prokuroria e krime të rënda edhe pse janë të njëjtët prokuror. E prisja vendimin për Tahrin pasi e njihja çështje pasi kisha bindjen se Tahiri do dënohej, jo se kishte prova por me perceptim publik dhe se dyti aleatet SHBA e kishin vendosur në rreth Tahirin. Mu duk ndryshe nga Berisha, ata monitoruan procesi, madje edhe në kohën e pandemisë përfaqësuesit e SHBA e kanë ndjekur në sallë. Në kohën kur u dha vendimi mbaj mend deklaratën e Donald Lu që dha është shkurajuar. Në fakt shkalla e parë dha të njëjtin vendim me të vetmin ndryshimi që ajo vendosi kushtin 3.4 muaj burg të vihej në dispozicion të bashkisë për punë ne komunitet, ndërsa gjykata speciale e dënoi me burg. Mbaj mend që SHBA e përmende gjithmonë çështjen Tahiri madje deklaratat e famshme mbaronin me fjalinë kush e ka radhën??. U desh që Tahiri të lobonte në SHBA madje doli dhe pagesa e lobimit në SHBA në mënyrë që ambasada mos shprehej deri sa gjykata të merrte vendim. Pamë që ambasadori nuk foli.”

“Tahiri u dënua thjesht për shpërdorim jo për kanabizimin e 2016, ne ende nuk kemi një përgjegjës për 2016. Nuk e dimë si dhe kush e organizoi, kush e ideoi kush e mori përsipër kush dha garanci ndaj narkotrafikantwve që ta bënin Shqipërinë ashtu si e bënë. Një kg kanabis shkoi 50 euro në atë kohë, që në fakt i dëmtoi ata fermerët e thjeshtë se iu dha para, sot kanabisi ka shkuar 1200 deri në 1300 euro shikoni çfarë diference ka. Ajo që fliste publiku me perceptim ishte që Tahiri duhej të dënohej për atë që ndodhi në 2016-të bashkë më një zyrtar të lartë të policisë nëse do kishte mundësi edhe më lart se Tahiri. Sigurisht duhet të kishte edhe zyrtarë të, ministrisë së mbrojtjes për fikjen e radarëve. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe ende edhe sot shqiptarët nuk e dinë zyrtarisht por ata e dinë praktikisht çfarë ka ndodhur dhe kush e ka ideuar në 2016-tën. Por zyrtarisht ende nuk kemi persona apo zyrtarë pushtetarë të rëndësishëm të ndëshkuar për atë që ndodhi n ë 2016.”

“Për Tahirin u gjet një artificë për ta dënuar. U dënua me 5 vite burg dhe fakti që u dënua për shpërdorim detyrë me një dosje të qepur keq me tepër mori spunto nga Italia. Pa dashur I bënë një të mirë Tahirit. Sepse politikani ka dalë nga skena, por qytetarit i bënë mirë, pasi Tahiri nuk mund të hetohet më për të njëjtën çështje”

Megjithatë, ministri i akuzuar do të mohonte çdo presion ndaj kujtdo, duke theksuar se mesazhet e tij nuk ishin kërcënim për bashkëpunëtorët e tij në qeveri apo PS.
Pas katër vitesh ecejake nëpër dyert e gjykatave, për Saimir Tahirin ka tashmë një vendim final. Ai është dënuar nga GjKKO me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e “Shpërdorim detyre”.
Tahiti është dënuar për shpërdorim detyre. Ish-ministri I brendshëm i ka shpëtuar kështu akuzave për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Megjithatë në argumentimet e vendimit që Apeli i GJKKO-së, theksohet se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn dhe se këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të Policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës në vendin tonë.
Ish-prokurori Eugen Beci e komenton kështu vendimin e gjykatës ndaj ministrit Tahiri.

Sidoqoftë, Tahiri është tashmë në burg. Teorikisht ai ka mundësi të flasë për çfarë di por çfarë e pengon një rrëfim të mundshëm të ish-ministrit Brenda hekurave të burgut.
Sa e mundur është që Tahiri të marrë statusin e të penduarit?

Gazetari Artan Hoxha e konsideron vendimin për burgosjen e ish-ministrit të brendshëm, si trofeun e vetëm të reformës në drejtësi. Ndërsa perceptimi për shumë të tjerë është se Saimir Tahiri u bë kurban për qeverinë.

Refuzon të quhet kurban por njeri i lirë edhe brenda hekurave. Beson se e vërteta e tij është një tjetër jo ajo që tha drejtësia. Por a do flasë Saimir Tahiri për të treguar jo vetëm të vërtetën e tij lidhur me akuzat për kanabizimin e Shqipërisë?

“Përgjithësisht ministrat e brendshëm kanë info të detajuar se ministrat e tjerë. Tahiri është ministri më jetë gjatë mbylli një mandate të plotë. E dyta ai është krahu i djathtë i Ramës. Është njeriu që për një mandatë të plotë ishte më autonomi të plotë që të kryer gjithçka me hirin dhe me lejen e posaçme që kishte marrë nga kryeministri. Nga ana tjetër një pjesë të mirë të veprimeve që ka bërë Tahiri i ka bërë për llogari të kryeministrit jo personalisht. Tahiri për këtë u zgjodh edhe ministër për këtë u zgjodh, u mendua se do pasonte Ramën. Ishte njeriu më i lidhur nga të gjithë ministrat që ka edhe sot në mandatit e tretë Edi Rama. U rrit në atë parti drejtoi PS e Tiranws edhe në mandatin e dytë. Duke pasur lidhje të forte me PS kishte shume akses në informacion Në tetor 2017 Tahiri filloj rënien, fillimisht dorëheqje nga parlamenti pas nga PS dhe filloj rënia e Tahirit kur përfundoi në gjykatë i mbetur vetëm nga disa militantë. Duke pasur lidhje të forta me PS, Tahiri kishte info të hollësishme. Tahiri ishte nga natyra kurjoz, ndiqte deri në veprime që bënin stacione pa rëndësi, si posta e Leskovikit, ishte i përfshirë me dashje dukej sikur kishte atributin e drejtorit të përgjithshëm, madje ka operacione që i tregonte vete ministri. Tahiri u përdor në luftën e brendshme të së majtës mes PS dhe LSI. Tahiri ishte maja e diamantit mes përplasjes së Tahirit dhe Metës, që synoi ti nxirrte fundit LSI dhe Metës, ishte një përplasje shumë e fortë. Tahiri pati probleme me kolegët e tij socialistë dhe të koalicionit. Tahiri u akuza se vuri në përgjim kolegët për tenderat dhe jetesën e tyre . Historia shkoi deri aty sa vetë Tahirit iu vu një përgjues nga kolegu i tij ministër, në zyrën e tij. Ia bëri një zëvendës ministër i koalicionit. Të gjitha këto e bënë që Tahiri të kishte informacion dhe të mblidhte informacion. Kujtojmë si po ashtu u akuzua Tahiri dhe vijmë të pjesa tjetër që ai u akuzua nga opozita se Tahiri kishte lidhje me njerëz të botës së krimit dhe informacioni që ka marrë nga bota e nëndheshme e krimit. Tahiri u akuzua se kishte takim direkt me Durim Bamin për konfliktin mes Metës e Tom Doshit. Pra Tahri u bë shumë i rëndësishëm, ka shumë prova ka shumë dijeni për këtë gjëra. Dhe kur filloi rënia e tij u mendua se Tahiri do i përdorte këto informacione për të shantazhuar, ose për të blerë pa prekshëmërinë e tij. Tahiri në fakt nuk foli, ai i qëndroi një marrëveshje, këtë e them duke lexuar gjuhën e përdorur mes Ramës e Tahirit duket sikur kishte një marrëveshje për një dënimi minimal që mund të rrëzohej në shkallët e tjera të gjykatës dhe për këtë do të kishte një dënim minimal . Por kjo marrëveshje duket se nuk funksionoi sepse në mes hyri ambasada amerikane që këmbënguli për dënimin e Tahirit. Tahiri ka edhe sot besoj që mund të këtë mundësi për të folur për të treguar të vërtetën, në duam të dimë diçka që ka ndodhur dhe ai e di për shkak të detyrës. Por Tahiri duhet ta bënte pa u dhënë vendimi, sepse një I dënuar nuk mund të bëjë më. Një I dënuar është në kontroll 24 orë në 24 të atyre që mund të dëmtojë. Tahiri është në kontroll gjithë kohën, telefonat, takime lëvizje, edhe në se dëshirën të flasë e ka të pa mundur, A mund të marrë rolin e një të penduari? Pse? Cfarë i intereson Tahirit të bëjë këtë gjë, nuk përfiton asgjë, së pari s’ka besim se është viktimë e tyre. Nuk mund të bashkëpunojë me SPAK sepse ata kërkuan dënimin maksimal për trafik dhe grup kriminal, me 12 vite burg, por dënimi është më I rëndë. Dhe kjo gjë bën që Tahiri mos ketë besim për bashkëpunim tek organet e drejtësisë për të dhënë info. Për mua Tahiri ka info që mund të rrëzojë qeverinë. A i intereson Tahirit kjo ta bëjë sot? Në burg po të doja të bëjë nuk e bën dot sepse është në kontroll, a do të bëjë kur të dalë nga burgu, po çfarë do fitojë. Shembujt e mëparshëm tregojnë rastin e Zaganit që tregon të kundërtën foli pasi u arrestua doli nga burgu, ua arratis fitoi azilin dhe iu shmang dënimit. Por edhe ai nuk kishte mundësi të fliste nga burgu sepse je I izoluar edhe për Tahirin është ë njëjta gjë. Edhe Tahiri ka familje jashtë, nuk është e lehtë të përballësh në pozita të pa favormshe. Tahiri nuk është më si në 2017 i fuqishëm. Tahiri po dënohet si numri dy i qeverisë Rama1, ai duhet të dënohej me herët. Duke u vonuar kaq gjatë në kohë Drejtësia I dha mundësinë atyre që u morën me atë proces me kanabizimin e Shqipërisë të dalin si presitigjatorë cirku nga historia të ngelen të pa prekshëm të pa njollosr, dhe të gjithë përgjegjësinë t’ia kalojnë Tahirit ndërkohë vendimi I gjykatës dëshmon të kundërtën Tahiri nuk u dënua për kanabizimin e vendit por për shpërdorim detyre.”

A ka diçka për të thënë Saimir Tahiri për të vërtetën e elitës së korruptuar; për të vërtetën e votës së vjedhur, shitur e blerë; për të vërtetën e Shqipërisë si një ndër vendet më të korruptuara në botë e ku zyrtarët e dënuar numërohen me gishtat e dorës. Do të shohim në vazhdimësi a është i penduar Saimir Tahiri për fjalët që tha e nuk tha përgjatë 5 viteve që ishte nën hetim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!