Kishte mbetur i bllokuar me gomone në det të hapur/ Policia Kufitare i vjen në ndihmë një qytetari

schedule10:06 - 1 Qershor, 2025

schedule 10:06 - 1 Qershor, 2025

Policia Kufitare i vjen në ndihmë një shtetasi që kishte mbetur në det me gomone, për shkak të një defekti në motorin e mjetit lundrues.

Ditën e djeshme, Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe shtetasi që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport, janë nisur drejt vendit të raportuar. Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport.

Drejtuesi i mjetit lundrues falënderoi shërbimet e Policisë Kufitare për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!