Kishte lidhje me Jeffrey Epstein, lirohet nga detyrat publike djali i dytë i Mbreterëshës Elizabeth

schedule22:38 - 20 Nëntor, 2019

schedule 22:38 - 20 Nëntor, 2019

Lidhja miqësore me të akuzuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, ka sjellë probleme në pallatin mbretëror. Pas një interviste dhënë për rrjetin televiziv BBC ku konfirmonte marrëdhënien e afërt, princi Endrju është liruar nga detyrat publike.

Princi Endrju terhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore, pas skandalit ku ishte përfshirë, miku i tij Jeffrey Epstein. Lajmi për lirimin nga detyra vjen pasi Duka i York-ut është përballur me kritika të mëdha pas një interviste të realizuar nga BBC.

Mbretëresha Elizabet i ka dhënë leje Princit, djalit të saj të dyte të “tërhiqet nga detyrat publike për një kohë të caktuar”.

Princi Endrju deklaroi në intervistën e dhënë të shtunën se lidhjet e tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein kanë krijuar përçarje të mëdha në familjen Mbretërore.

Korrespondenti mbretëror i BBC, Jonny Dymond tha se ajo çfarë u tha në atë intervistë ka shqetësuar mjaft persona, dhe se deklaratat e princit vetëm sa e përkeqësuan pozicionin e tij.

Princi Endrju tha gjatë intervistës se vetëvrasja e Jeffrey Epstein ka lënë shumë pyetje pa përgjigje, veçanërisht për viktimat e tij të dhunës seksuale. Me tej, ai është ofruar për të ndihmuar agjencitë ligjzbatuese në procesin hetimor, nëse i kërkohet një gjë e tillë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!