Një 75 vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Delvinë. Vesel Isufi ishte shpallur në kërkim nga familjarët pasi kishte humbur kontaktet me ta prej datës 22 qershor. 75 vjeçari ështe gjetur nga dy barinj të zonës. Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes./abcnews.al