Policia e Elbasanit ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin E.M, 59 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës 19 000 euro, të cilat dyshohet se janë futur në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Strukturat operacionale të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 59 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 19 000 euro të cilat dyshohet se i ka futur në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin. Në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.r.t/abcnews.al