Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kishte fshehur cigare kontrabandë në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Portin e Durrësit

schedule10:23 - 28 Prill, 2025

schedule 10:23 - 28 Prill, 2025

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi në furgonin e tij kishte fshehur 177 steka me cigare. Policia ka sekuestruar sasinë e cigareve kontrabandë dhe furgonin e 28-vjeçarit, banues në Kukës.

“Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!