Kishte frikë se infektohej për dasmën e saj, nusja “kërkon” virusin në klub

schedule20:26 - 11 Janar, 2022

schedule 20:26 - 11 Janar, 2022

E vendosur për të mos lejuar që koronavirusi t’i prishte planet e saj për ditën e madhe, një nuse në Australi u përpoq që të infektohej me virus. Në një video disa sekondëshe të ngarkuar në TikTok, me mbishkrimin “kur dasma juaj është në gjashtë javë dhe nuk jeni prekur ende me Covid-19”, nusja demonstron metodat e saj për t’u infektuar me virus.

Në video, gruaja shihet duke përqafuar njerëz në një klub në Melburn dhe duke pirë pijet e të tjerëve me shpresën se do të prekej nga virusi në mënyrë që të shmangte infektimin në ditët e fundit para dasmës së saj. Videoja u publikua pak ditë përpara se shteti i Viktorias të njoftonte disa kufizime të ndërmarra për shkak të variantit të ri Omicron.

Megjithatë, komentet e marra ishin të diskutueshme pasi disa përdorues vunë në dukje se dikush mund të infektohet dy herë me virus dhe shtuan se askush nuk mund ta sigurojë të renë se ajo nuk do të sëmuret më përpara dasmës së saj. /abcnews.al