“Kishte fiksim femrat me gjoks të madh”: Artan Hoxha tregon si u fut në kurth “i forti” i Durrësit

schedule07:31 - 1 Korrik, 2020

schedule 07:31 - 1 Korrik, 2020

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmë në Abc News për krimin në vend.

Në një intervistë në emisionin “Provokacia”, Hoxha ka treguar detaje nga bota e errrët e krimit.

Sipas tij, bandat janë fuqizuar shumë sot dhe po përdorin mjete shumë të sofistikuara për të goditur kundërshtarët.

Ai përmendi dhe përdorimin e snajperave për të ekzekutuar rivalët duke thënë se kjo është mënyra e vetme për të arritur objektivin.

Hoxha ka treguar dhe një histori, se si një femër është përdorur nga bandat për të qëlluar kundërshtarin.

Një personazh shumë i rëndësishëm në Durrës, që nuk i afroheshe dot se kishte shumë autoritet, e dinin që ai preferonte vajza që kishin pak gjoks të madh, kishin vidhe të formuara dhe e dinin që e kishte dobësi. 

Ata ja gjetën një element me këto përmasa, një ish-miss dhe ja dërguan para lokalit të vet.

Ai eci me instikt dhe prej asaj ngeli viktimë, pasi sapo doli nga blindi se donte të shoqëronte vajzën. 

Por dhe me ngjarjen në Tiranë po mundohet që të bëhet një lidhje e tillë, që tregon se sa të vështirë e ka Policia dhe Prokuroria për të zbardhur këto ngjarje”, u shpreh Hoxha.

Në fund ai tha se krimi është shumë hapa para Policisë dhe Prokurorisë dhe ua ka bërë shumë të vështirë punën për të zbardhur ngjarjet.