Kishte dalë pa maskë, qëllohet për vdekje burri në Filipine

schedule09:44 - 6 Prill, 2020

schedule 09:44 - 6 Prill, 2020

Një burrë 63-vjeçar në Filipinë është qëlluar për vdekje pasi kishte dalë pa maskë dhe kërcënoi policinë në një pikë kontrolli për koronavirusin.

Burri besohet të ketë qenë i dehur në momentin që ka kërcënuar zyrtarët e fshatit dhe policët në Nasipit, thuhet në raportin e policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“I dyshuari u ndalua nga një punonjës i shëndetit pasi nuk kishte vënë maskë. Por, i dyshuari më pas u nevrikos, dhe nisi të provokojë me fjalë dhe eventualisht sulmoi personelin duke përdorur një kosë.”

I dyshuari i qëllua për vdekje nga një oficer i policisë që po mundohej që ta qetësonte.

Incidenti në fjalë është rasti i parë që një polic qëllon një civil pasi ka refuzuar të ndjekë masat shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Qeveria e vendit, që prej të enjtes, i ka urdhëruar qytetarët që të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia. Filipinet deri më tani numërojnë 3,414 të infektuar dhe 152 vdekje si pasojë e Covid-19. /abcnews.al/