Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kishte bërë plane të arratisej drejt Shqipërisë”, mediat austriake japin detaje nga arrestimi i Kasandër Nogës

schedule16:26 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:26 - 14 Qershor, 2022

Media austriake “Kurier” ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 45-vjeçarit Kasandër Noga, i cili akuzohet për atentatin e bërë ditën e shtunë ndaj Erion Hasanbelliut në qendër të Brukselit duke e qëlluar me 6 plumba, por fatmirësisht arriturit tu mbijetojë plagëve dhe aktualisht ndodhet në spital.

Sipas “Kurier” Noga u arrestua nga policia austriake në Vjenë ditën e hënë, ndërkohë që 45-vjeçari ka shprehur habi dhe nuk ka bërë rezistencë.

Ndërkohë theksohet se policia ka arritur të pengojë arratisjen e tij drejt Shqipërisë.



Shkrimi i plotë i “Kurier”:

Ishte 11 qershor në kryeqytetin belg të Brukselit: Sipas autoriteteve atje, një 45-vjeçar nga Shqipëria ka qëlluar disa herë drejt një burri në rrugë. Më pas 45-vjeçari u kërkua duke përdorur një urdhër arresti evropian.

Ditët e fundit hetuesit e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës janë vënë në ndjekje të një informacioni se i kërkuari thuhet se ndodhet në Vjenë. Pas hetimeve dhe vëzhgimeve intensive, hetuesit arritën dje të hënën të arrestonin autorin e dyshuar përpara një pallati në lagjen Vjenë-Donaustadt.

45-vjeçari është habitur dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas informacioneve fillestare, hetuesit kanë penguar arratisjen e tij drejt Shqipërisë, e cila mësohet se ka qenë e pashmangshme.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!