Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kishte ambientin e tij në “fole” të lojërave të fatit/ Tiranë, arrestohet 22-vjeçari

schedule15:11 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 15:11 - 11 Dhjetor, 2025

Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga  shtetasi D. V., në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishin të hapur ëebsite të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi  D. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!