“Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi pak para vrasjes, zbardhet dëshmia e shoqes së 20 vjeçares

schedule07:38 - 20 Qershor, 2021

schedule 07:38 - 20 Qershor, 2021

Vrasja e 20 vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj është një krim që ka tronditur jo vetëm Greqinë. Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ku fajtor është shpallur bashkëshorti i saj, ka folur shoqja e ngushtë e Carolinës e cila e ka takuar vetëm pak orë para vrasjes 20 vjeçaren.

Në dëshminë e saj, shoqja e Carolinës thotë se atë ditë që ndodhi ngjarja është takuar me atë dhe më pas në kafe ka shkuar dhe bashkëshorti i britanikes ku gjithashtu ishte dhe foshnja 11 muajshe.

“Ajo ishte në një gjendje të çuditshme psikologjike, por kur e dëgjova e kuptova që ajo ishte vetëm e fryrë dhe donte që ne të dilnim për të shpërthyer, dhe pse atë ditë nuk më tha asgjë për çfarë ishte mërzitur“, ka thënë shoqja e Carolinës.

Ndër të tjera në dëshminë e saj shoqja e Carolinës ka thënë se mërzitja e saj ishte e justifikueshme pasi 20 vjeçarja kishte shumë përgjegjësi familjare dhe personale mbi supe. Presioni i detyrimeve familjare mund të bënte atë që të ndihej në atë gjendje.

Mediat greke ndër të tjera raportojnë se dëshmitarja ka theksuar se në kafe ka shkuar dhe bashkëshorti dhe autori i vrasjes së saj Babis.

Shoqja e 20 vjeçares ka theksuar se ato ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kishin në aplikacion në telefonat e tyre ku mësonin në çdo kohë ku ndodhej njëri dhe ku ndodhej tjetri.

Duke iu referuar karakterit të shoqes së saj, dëshmitarja foli për një vajzë dinamike me një “karakter të mbyllur”.

Ajo ndër të tjera ka thënë se Carolinë shkonte dhe te një psikolog dhe pse ishte shprehur se nuk i pëlqente ajo që i thoshte ai.

“Ajo ishte një vajzë shumë dinamike dhe me shumë besim, besonte se mund të përballej dhe të arrinte gjithçka,” shton ajo.

Gjithashtu ajo shprehet se ato ishin një familje e lumtur dhe se është tronditur shumë nga ngjarja që kishte ndodhur. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!