Kishin mbetur të “bllokuar” në Shqipëri, rreth 80 italianë bëhen gati për t’u nisur drejt Italisë

schedule20:33 - 30 Mars, 2020

schedule 20:33 - 30 Mars, 2020

Rreth 80 shtetas italianë të cilet kishin ngelur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve do të udhetojnë sonte drejt Italisë. Ata do të lundrojnë me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Siç raporton gazetari i Abc News, Leonidha Musai shtetasit italianë janë shumë të lumtur që u është bërë e mundur të kthehen në Itali.

Ata janë tashmë në bordin e tragetit dhe së shpejti pritet që të nisen drejt Barit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!