Kishin kthyer apartamentin në “çerdhe” prostitucioni, hetohen në gjendje të lirë 4 spanjollet

schedule13:02 - 29 Prill, 2025

schedule 13:02 - 29 Prill, 2025

Katër vajza nga Spanja po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës. Policia konstatoi se ato kthyen një apartament në “Rrugën e Kavajës” në qendër prostitucioni. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe një sasi të vogël kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!