Pandemia zbraz kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët nga shtëpia

schedule09:53 - 19 Prill, 2020

schedule 09:53 - 19 Prill, 2020

Pashkët Ortodokse u festuan mbrëmë në një mënyrë të pazakontë nga periudha e komunizmit.

Masat e distancimit social për të frenuar përhapjen e koronavirusit, bëri që mesnata e djeshme t’i gjente besimtarët ortodoksë të presin para televizorit meshën e mesnatës.

Mesha e madhe që u mbaj në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u transmetua direkt në Abc News, ndërsa besimtarët u detyruan ta ndjekin nga shtëpia.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbajti meshën e madhe me fjalët e ungjillit, duke i kërkuar besimtarëve të mes frikësohen dhe të mos gjunjëzohen nga kjo pandemi, për të mposhtur me solidaritet virusin që ka mbërthyer botën.

Lexo edhe: Janullatos mesazh për Pashkët: Shqetësimint që shkaktoi kjo Pandemi, le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë

Ndërsa sot festa do të vazhdojë në shtëpi, teksa urimet do të përcillen përmes telefonit

Një javë më parë edhe pashkët katolike u festuan në të njëjtën formë, ku për herë të parë në histori papa Françesku u lut i vetëm në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!