“Kisha para mjaftueshëm”, Cardi B flet për ndërhyrjet kirurgjikale

schedule22:08 - 28 Shkurt, 2021

schedule 22:08 - 28 Shkurt, 2021

Reperja e njohur, Cardi B ka rrëfyer se ndërhyrjet e saj kirugjikale erdhën si pasojë e komplekseve që ajo ka pasur me veten ndër vite.

Ndërkohë që foli me Mariah Carey për revistën “Interview”, ajo pranoi se ndryshimi i formave trupore i kishte rritur vetëbesimin sepse dikur djemtë e paragjykonin se ishte shumë e dobët.

“Kjo më bëntë të ndihesha e pazhvilluar dhe kaq e shëmtuar. Djemtë më bënin dhe pyetje të çuditshme, si: Pse i ke flokët kështu?”, tha ajo.

Më tej, Cardi B tregoi se sapo mbushi 18 vjeç, nisi të kërcente në klube nate ku dhe fitoi mjaftueshëm para për shkollën dhe për gjithçka tjetër që e bënte të ndihej më mirë me veten.

“Kisha para mjaftueshëm për të bërë gjoksin, prandaj çdo pasiguri që kisha për gjoksin tim u zhduk.”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!