“Kisha frikë se Dumani do më vriste”/ Vrasja e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla rrëfen pse pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë

schedule11:53 - 9 Maj, 2023

schedule 11:53 - 9 Maj, 2023

Bashkëpunëtori i drejtësisë Klevis Alla, dëshmoi këtë te martë në GJKKO për vrasjen e Besmir e Viktor Haxhisë në prill të vitit 2020. Alla tregoi në gjykatë se vrasjen e ka bërë Nuredin Dumani dhe nje person tjetër që ndodhej në makinë me ta, ndërsa Alla vetë ishte shofer i makinës me të cilën u bë vrasja.

Pasi kryen vrasjen e dy vëllezërve Alla rrëfeu para trupit gjykues se Dumani i kishte kërkuar të çmontonte makinën.

“Dumani gjithashtu më kishte thënë që unë të cmontoj makinën, por unë nuk e kam bërë se pata frikë se drejtperdrejte më vrisnin dhe e lashë atë në një urë. Më pas kam ikur në shtëpi. Kam komunikuar me Dumanin dhe ai më ka thënë që të mos dalë shumë nga banesa.

Ditën tjetër unë fillova të kisha frikë se do më vriste Dumani, sepse e ndjeja, më shikonte si më të vogël dhe mendonte se unë mund të flisja. Një ditë pas ngjarjes, pasi shoqëruan babain në komisariat, unë u largova nga shtëpia, ika lëviza makinën dhe fjeta te një banesë e një shoku, në mëngjes kur pashë poshtë pallatit, vura re njerëz që nuk i njihja dhe kisha frikë se do më vrisnin, se vetëm Dumani e dintë ku isha. Pasi shkova në shtëpi vendosa të dorëzohesha në polici.”- rrëfen ai ndërsa tha se sipas porosive të Dumanit armët e krimit, 3 kallashnikovë,  i kishte hedhur në lumë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!