“Kisha frikë nga Ibrahimovic”, portieri rrëfen prapaskenat te PSG

schedule17:23 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 17:23 - 10 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic është padiskutim një ndër lojtarët më të njohur dhe më të dashur në historinë e futbollit, kjo për shkak të natyrës së tij si futbollist. Ylli suedez ka shëtitur në çdo kampionat të Europës, si dhe ka pasur një eksperiencë dy vjeçare në Amerikën e largët, me skuadrën e LA Galaxy.

Ish-shoku i tij i skuadrës te PSG, portieri Mike Maignan, ka treguar një prapaskenë me sulmuesin suedez, ku rrëfeu një “debat” shumë interesant gjatë një seancë stërvitore.

Ish-portieri i PSG-së, Mike Maignan: “Zlatan shënoi një gol në stërvitje kundër meje dhe tha: ‘Portier m*ti!’ Gjuajtjen e tij të radhës, e prita dhe i thashë: ‘Sulmues m*ti!’ Ai më pa, nuk tha asgjë dhe kur shkuam në dhomat e zhveshjes, kisha disi frikë. Pastaj, Zlatan më tha: ‘Ti më pëlqen, më pëlqen personaliteti yt’.

Ibrahimovic tashmë është pa skuadër dhe është objektiv i shumë skuadrave për muajin janar. Nuk dihet se ku do të firmosë gjiganti suedez, por një gjë është e sigurt: Karakteri i tij unik do e ndjekë pas./abcnews.al