Kisha e Shën Kollit, u ndërtua në Mesopotam mbi 1 mijë vite më parë, s’e ka humbur madhështinë

schedule20:48 - 10 Shkurt, 2024

schedule 20:48 - 10 Shkurt, 2024

Është ndërtuar në fillim të viteve 1000 por nuk e ka humbur madheshtinë. Kjo është kisha e Shën Nikollës dhe ndodhet në jug të fshatit Mesopotam, mbi një kodër të vogël ndërmjet dy shtretëve të lumit Bistrica.

Mendohet se është ngritur në kohën e e perandorit bizantin Kostandin Monomako.

Bernda, kohës i kanë mbijetur disa afreske, ndërsa në muret e jashtme të kishes ruhen të paprekura disa figura.

Në vendin ku ndodhet kisha, shekuj me parë ka ekzistuar edhe një manastir. Ndërtesa ishte 3-4 kate, por u dogj aksidentalisht.

Nga Manastiri sot ka mbetur vetëm një kulle.

Genc Kaçi, arkeolog tregon se aty ka jetuar nje komunitet i madh murgjish ndersa manastiri kishte ne pronesi toka te shumta.

Edhe pse në Mesopotam me kalimin e viteve banoret ndërtuan një kishë tjeter, kisha e vjetër, që gezon statusin monument kulture, frekuentohet për kryerjen e riteve te ndryshme fetare.

Kisha shumëshekullore e Shen Nikollit përveç vendasve vizitohet edhe nga turistët. Vitin që shkoi ajo priti mbi 2 mijë vizitorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!