Kisha e Balldrenit në Lezhë, aty ku ndodhet afresku i Darkës së Fundit

schedule14:14 - 17 Tetor, 2018

schedule 14:14 - 17 Tetor, 2018

Një nga kishat me të rëndësishme në vend, ajo e Balldrenit në Lezhë nuk ruhet dhe nuk mbrohet. Por sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kultorore në Bashkinë e Lezhës thotë se ka nevojë për ndërhyrje urgjente, simodos tek afreskët, pasi nëse lihet në këtë gjendje ajo do të vijë duke u shkatërruar.

Kishë e shekullit te XII-XIII është shumë e rëndësishme jo vetëm për afreskun e Darkës së Fundit që është realizuar 200 vite para se ajo të realizohej nga Da vinci, por edhe sepse ajo është ndër të vetmet e stilit arkitekturor romanik gotik që është në këmbë me të gjithë elementet e saj të vjetra. Pavarsisht se kjo kishë që ndodhet në qendër të fshatit është monument kulture, mbrojtja e saj mungon. Përveç dëmtimeve si pasojë e mos ndërhyrjes, tani ajo rrezikohet edhe nga dora e njeriut. Shenjat janë shfaqur dhe kjo do të thotë alarm për Ministrinë e Kulturës.

Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore, Lezhë: “Përveçse dëmtimeve nga koha ka patur edhe dëmtime nga njerëzit. Mbi afreske janë bërë shkrime pasi dera kryesore qëndron vazhdimisht e hapur, ndërsa ajo veriore mungon plotësisht. Për shkak se ajo është e hapur krejtësisht, njerëzit hyjnë dhe dalin lirisht dhe të pashoqëruar nga askush. Ka nevojë për ndërhyrje urgjente, simodos tek afresket, pasi nëse lihet në këtë gjendje ajo do të vijë duke u shkatërruar. Po vazhdoi me këtë ritëm do të vazhdojnë të shtohen shkarravinat mbi afreske”.

Në pritje të një çelësi dhe vëmendjes së shtuar, kisha shekullore në Balldren e të Lezhës është e ekspozuar nga dëmtime të mundshme, të cilat mund të shkaktojnë dëme të cilat nuk mund të riparohen më, ndaj edhe ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt./abcnews.al

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!