KORÇË- Kisha e Ristozit, në Mborje të Korçës, është objekti fetar bizantine me i vjetër në Shqipëri dhe ndër më të vjetrit dhe në Ballkan. Sipas studiuesve ndërtimi i parë i saj daton në vitin 886 pas Krishtit, e ndërtuar nga Shën Klementi, dhe pas rrënimit, u rindërtua në vitin 1389, në të njëjtin vend, që njihej si prona e Princit të Muzakajve, klasa feudale që në atë kohë sundonte politiken sociale dhe shoqërore të vendit.
Por ajo qe e bën dhe më të bukur këtë kishe bizantine hane afresket e saj. Ato janë realizuar nga piktore anonime, në vitin 1390, prej nga e ka dhe fillesat arti post bizantin, e ka lulëzuar në Shqipërinë mesjetare.
Këto piktura murale, janë realizuar, ndryshe nga të tjerat, në periudhën kur ende ekzistonte Perandoria e Bizantit, ndonëse në grahmat e saj.
Kisha e Ristozit, një nder kishat bizantine më të vjetra ne Ballkan, çdo vit, 40 ditë pas ringjalljes se Krishtit, pret me qindra mijëra besimtarë te besimit të krishterë ortodoks, por jo vetëm, që në këtë vend të shenjtë, pasi derdhin ujin që kanë ngjyer vezët e kuqe, kryejnë ritin e lutjeve.
Për 24 orë në këtë kishe kushtuar Shën Mërisë, besimtarë të shumtë ndjekim meshat e Mitropolisë së shenjtë, kryejnë lutjet lëvduese për Shën Mërinë dhe birin e saj Jezu Krisht, por e njohur dhe për vetitë shëruese dhe pastruese të shpirtit, lutjet drejtohen edhe tek shërimi dhe pastrimi shpirtit nga mëkati.
Dhe për klerikët, kryerja e lutjeve në këtë kishe, është një gjë e veçantë. Për Hirësinë e tij, Mitropolit Johanin, është një gëzim i dyfishte që Mitropolia ka një kishe kaq të vjetër që i kushtohet një festë kaq të madhe, siç është fitorja mbi vdekjen.
Kisha e Ristozit, mbetet një ndër objektet më të vizituara, po aq sa kishat e Voskopojës. Ne vitin 2015 objekti iu nënshtrua restaurimit, pasi rrezikonte të shembej./Abcnews.al