Kirurgu specializuar në SHBA bëhet pjesë e Spitalit Amerikan 3

schedule13:07 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:07 - 27 Korrik, 2022

Dr. Tarik Artis, kirurg i përgjithshëm, i specializuar në Shtetet e Bashkuara për transplante është tashmë pjesë e ekipit mjekësor të Spitalit Amerikan 3.

Spitali Amerikan do të vazhdojë të kryejë transplantin e veshkës dhe në planet tona afat shkurtër kemi edhe transplantin e mëlcisë.

Me një përvojë të gjatë pothuajse 20 vjecare, Spitali Amerikan numëron më shumë se 200 transplante veshkash të suksesshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spitali Amerikan (@spitaliamerikan)

Transplanti i veshkës është trajtimi ideal për pacientët që vuajnë nga insuficenca renale, pasi i jep atyre një jete normale, të pa lidhur me dializën apo hemodializën.

Tanimë në Spitalin Amerikan, transplanti i veshkës konsiderohet një ndërhyrje rutinë, pasi ekipi është i specializuar dhe spitali ofron kushtet optimal dhe teknologjinë më bashkëkohore për këtë transplant.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tarik Artis kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!