Kirurgu i njohur: Më shumë testime po zbulojnë më shumë raste, vdekshmëria njëlloj si para epidemisë

schedule22:12 - 26 Qershor, 2020

schedule 22:12 - 26 Qershor, 2020

Kirurgu i njohur dhe ish-ministri i shëndetësisë Arben Beqiri është gjithmonë aktiv me argumentimet e tij, në lidhje me situatën, por edhe me menaxhimin e epidemisë së Covid-19, nga ana e strukturave shëndetësore në vend.

Së fundmi, në një tjetër postim në rrjetet sociale, ish-ministri Beqiri, shkruan se të dhënat e fundit në shtetin suedez, tregojnë se janë bërë shumë më shumë testime, dhe po zbulohen më shumë raste pozitive, por që gjithsesi vdekjet në këtë periudhë, janë në të njëjtat shifra me ato të situatës përpara Covid-19.

Postimi:

Në vijim të gabimeve e “rekomandimeve” të OBSH, Suedia klasifikohet në një rend rreziku me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën, Armeninë.

Argumenti i OBSH: rritja eksponenciale e rasteve të reja.

Kundër argumenti suedez: shumë më shumë testime po zbulojnë më shumë raste dhe vdekjet në këtë periudhë janë të njëjta me atë të para Covid.

Prit kur të dëgjoni Ramën e Manastirliun të deklarojnë se ja kaluan Suedisë.

Duhet të imagjinoni kundërargumentin e tyre”.  

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!