Presidenti i Kirgistanit tha të shtunën se ish-republika e tij sovjetike ishte gati të bashkëpunonte me BE-në.
“Kirgistani është i gatshëm të punojë krah për krah me Bashkimin Europian për të zgjidhur problemet e përbashkëta, për të inkurajuar dialogun dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme,” tha presidenti Sadyr Japarov, vendi i të cilit është aleat i Moskës.
BE shpreson të forcojë lidhjet me një rajon që Rusia e ka cilësuar si sferën e saj të ndikimit.
Michel të premten mori pjesë në një samit ku ishin të pranishëm gjithashtu liderët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Mbledhja e profilit të lartë në Cholpo-Ata në brigjet e liqenit Issyk-Kul ishte samiti i dytë midis ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore dhe BE-së, donatorit kryesor në rajon dhe partnerit të tij kryesor të investimeve.
“Ne ofrojmë një partneritet të sinqertë” për pesë ish-republikat sovjetike të rajonit, tha Michel për Agence France-Presse në një intervistë të premten.
/abcnews.al